Një muaj paraburgim për policin e dyshuar për spiunazh

18 korrik 2025 | 16:16

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji për policin e ndaluar një ditë më parë, Bojan Jevtiq, nën dyshimet për kryerje të veprave penale si spiunazhi dhe armëmbajtja pa leje. “Gjykata vlerësoi se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda” është thënë në njoftimin e gjykatës.

Prokuroria ka thënë se Jevtiq ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”.

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu ka thënë para mediave se pas aksionit të kryer një ditë më parë në Komunën e Kamenicës, në shtëpinë e Jevtiqit dhe objekte tjera, janë gjetur prova materiale dhe personale, çka vërtetojnë se i dyshuari është duke u marrë me aktivitet të kundërligjshëm.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Lindon Emërllahu pësoi një lëndim në ndeshjen e CFR…