Gjykata: Dardan Krivaqa ka 10 lëndë penale, jo 136

26 gusht 2021 | 13:26

Gjykata Themelore në Ferizaj është deklaruar në lidhje me numrin e lëndëve të Dardan Krivaqës, të hapura sipas regjistrit elektronik të lëndëve.

Gjykata ka treguar se Krivaqa, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj, ka të evidentuara gjithsej 10 lëndë, prej tyre nëntë të përfunduara, ndërsa vetëm një është i papërfunduar.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me deklarimet e publikuara në media se ndaj të dyshuarit kryesor D.K. për vrasjen e 18-vjeçares, janë 136 raste penale, njofton opinionin publik se ndaj të pandehuri D.K. sipas regjistrit elektronik të lëndëve ka të evidentuara gjithsej dhjetë (10) lëndë, prej tyre nëntë (9) të përfunduara, ndërsa vetëm  një (1) është i papërfunduar”, është thënë në komunikatën për medie.

Gjykata ka treguar edhe veprimet që janë ndërmarr për rastin e papërfunduar.

“Gjykata ka caktuar shqyrtimet gjyqësor në këtë çështje penale, në këto data: më 23.09.2015; 09.02.2016; 09.11.2016; 01.07.2019; 15.10.2020, si dhe janë ndërmarr veprime të shumta procedurale”, është thënë fund të komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank…