Gjykata e Apelit cakton datën e seancës paraprake për Ilir Metën

10 shtator 2025 | 12:39

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 25 shtator orën 11:00 për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK.

Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është caktuar nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar, shkruan “Euronewsal”.

Gjoka do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që kjo e fundit ka në dorë edhe dy opsione të tjera, ta kthejë sërish dosjen në SPAK ose të pushojë hetimet.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema Çokun dhe Fatime Kryemadhin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniell Dushaj shpall të pavlefshme diplomën dhe dëftesat  e gjimnazit…