Gjykata e Apelit e riktheu në punë para një muaji, Bordi i Drejtorëve prapë e shkarkon Kryeshefin e “Çabratit”

26 shkurt 2021 | 20:47

Kryeshefi i kompanisë për menaxhimin e mbeturinave në Gjakovë, Berat Hadri, para një muaji e kishte fituar kontestin gjyqësor me kompaninë që e kishte udhëhequr, pasi që Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Inspektoratit të Punës për kthimin e tij në pozitën e Kryeshefit të kësaj kompanie publike, pasi që është vërtetuar se ai ishte shkarkuar në mënyrë të kundërligjshme.

Me një vendim të datës 15 shkurt Bordi i Drejtorëve e kishte rikthyer në vendin e tij të punës si Kryeshef Berat Hadri, por si duket këtij Bordi të emëruar nga komuna e Gjakovës që drejtohet prej Ardian Gjinit, nuk i ka pëlqyer ky vendim, për shkak të njëjtin e kanë shkarkuar prapë, raporton Veriu.info

Përmes një reagimi publik, Kryeshefi Berat Hadri ka treguar se Bordi i kompanisë publike “Çabrati”, sot e ka shkarkuar nga detyra, pra vetëm 11 ditë pasi që ai kishte rrifilluar punën.

Hadri pas shkarkimit të sotëm nuk ka humbur kohë, por ka bërë kallëzim penal nga anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të cilët e shkarkuan.

Reagimi i Berat Hadrit në Facebook:

Ashtu siç pritej ashtu edhe ndodhi

Sot Bordi qesharak dhe i papërgjegjshëm i K.R.M. Çabratit paska vendosur për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë.

Një veprim i tillë natyrisht që është denoncuar përmes kallëzimit penal në prokurori nga ana ime, më shumë se për gjithcka tjetër denoncimin e kam bërë për arsye jo personale por për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të institucionit.

Le ta lëmë pozitën e Kryeshefit menjanë, por si ka mundësi që Vendimi i Gjykatës së Apelit të bishtnohet e të sulmohet në këtë mënyrë, pra Vendimi i Gjykatës sonë e Shtetit në të cilin jetojnë edhe vetë këta anëtarë të mjerë të bordit të cilët përveq paaftësisë janë edhe servilë partiak e politik që funksionojnë me direktiva dhe jo me mendjen e tyre. Si ka mundësi të shpërfillet Shteti dhe Institucioni në këtë mënyrë, ku me veprime dhe vendime të tilla jo vetëm se pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe kompanive tona, por dëmtohet edhe parja publike ngase vendimet e tilla kanë konsekuenca ligjore dhe materiale, pra humbje në profit dhe në para.

Andaj nëse partitë politike megjithatë u’a besojnë pozita dhe detyra të rëndësisshme njerëzve të tillë të paaftë dhe pakurrizorë, e që mesa duket kjo po bëhet qëllimshëm pasi që më së shumti po i’u shkon për shtati atyre, këtë duhet ta korigjojnë dhe përmirësojnë organet e rendit dhe drejtësisë.

Sinqerisht,

Berat Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në…