Gjykata e Apelit merr vendim për rastin e Meliza Haradinaj-Stubllës

19 tetor 2021 | 09:20

Gjykata e Apelit ka njoftuar se se është refuzar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, sipas të cilës ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla akuzohej se ka kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata e Apelit të Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan Demokracia.com.

Sipas Gjykatës së Apelit, ankesa e Prokurorisë është e pabazuar.

Komunikata e plotë:

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se duhet që të refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.1630/2020, i datës 05.07.2021.

Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është liruar nga akuza e akuzuara M.H.S., pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 437, paragrafi 2. KPRK.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara M.H.S., ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenal në fundin e takimit ka fituar një pikë ndaj…