Gjykata e bllokon konkursin për drejtor të ri të Policisë, shkak padia e Rashit Qalajt

03 dhjetor 2020 | 12:01

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta bllokojë përkohësisht konkursin e shpallur për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Ky vendim për vendosjen e masës së sigurisë është marrë pas një seance, është thënë në njoftimin e gjykatës.

Si pasojë, konkursi për drejtor të Përgjithshëm të Policisë është mbyllur dje, sipas kërkesës së ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. Ky vendim i gjykatës vjen pasi Qalaj kishte ngritur padi ndaj Qeverisë për shkarkimin që i ishte bërë, duke kërkuar pezullimin e konkursit për drejtor të ri. Rashit Qalaj ishte shkarkuar nga detyra e shefit të Policisë para disa javësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjolla Morina ka zbuluar prej kohësh që partneri i saj…