Gjykata hedh poshtë padinë e Ramush Haradinajt ndaj Gazmend Muhaxherit

05 dhjetor 2018 | 10:29

Gjykata Themelore në Pejë e ka hedhur poshtë padinë që kryeministri i Kosovës, Ramush haradinaj, e kishte ngritur ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Ndërsa Arianit Koci, avokat i Haradinajt, tha se nuk ka pranuar ndonjë vendim të gjykatës por paralajmëroi ankesë nëse padia që ai e përfaqësonte në gjykatë është refuzuar.

Muhaxheri ishte paditur për shpifje nga ana e kryeministrit të Kosovës për shkak të disa komenteve të tij të bëra në gazetën austriake “Der Standard” të cilat kryeministri i vlerësonte si “fyese dhe shpifëse”.

Në një seancë të qershorit të këtij viti, Haradinaj kishte kërkuar 250 mijë euro dëmshpërblim nga Muhaxheri për këto deklarata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Rusisë një ultimatum prej 60…