Gjykata ia cakton masën e paraburgimit pesë policëve të dyshuar për vrasjen e Agon Zejnullahut

09 korrik 2025 | 17:17

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë policët e dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu.

Më herët ka përfunduar seanca dëgjimore për pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës që dyshohen për “vrasje nga pakujdesia”  të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu, të cilët sot janë paraqitur në mëngjes para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan.

Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në orët e para të së hënës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.

Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast u arrestuan të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Prishtina e Re është përforcuar me Donat Hasanajn, i…