
“Gjykata Kushtetuese do ta rrëzonte Rashiqin po të bëhej nënkryetar i Kuvendit”
27 gusht 2025
| 07:56
Analisti Visar Ymeri ka thënë se komunitetet në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen përmes votës, ashtu sikurse edhe partitë e komunitetit shumicë, pra shqiptarët.
Ai në DebatPlus ka theksuar se rregulli është që partia më e madhe në Kuvend e propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Prandaj, Ymeri ka shtuar se duke qenë se tri partitë e para shqiptare janë më të mëdha, atëherë secilës prej tyre i takon pozita e nënkryetarit.
Sipas së njëjtës logjikë, Ymeri ka thënë se edhe partisë më të madhe serbe i takon pozita e nënkryetarit.