Gjykata Kushtetuese ka folur

30 maj 2020 | 08:51

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe një herë kanë reaguar pas verdiktit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re pas rrëzimit të qeverisë Kurti me mocionin e mosbesimit.

Gjykata ka vendosur se dekreti i presidentit Thaçi është në përputhje të plotë me Kushtetutën, shkruan lajmi.net.

E lidhur me këtë vendim, pas reagimeve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë reaguar edhe ShBA-ja dhe BE-ja.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar edhe i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili ka thënë se të gjitha palët duhet ta respektojnë vendimin e kësaj gjykate.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe për ta mbështetur zbatimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka shprehur mendimin Grenelli.

Këtij reagimi të Grenellit i është bashkangjitur edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së i cili ka shprehur të njëjtin qëndrim.

“Qëndrimi i të dërguarit special Richard Grenell në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha palëve ta respektojnë vendimin e gjykatës”, thotë NSC.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme e cila aktualisht nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve dhe, sipas deputetit Artan Abrashi, janë “duke shqyrtuar format e kundërshtimit të vendimit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit, thotë…