Gjykata Kushtetuese merr masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit

04 shtator 2025 | 11:56

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim për masën e përkohshme në lidhje me rastin e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Burimet brenda Kushtetueses kanë bërë të ditur se është marrë përbazë kërkesa e Listës Serbe dhe se vendimi është marrë pak më parë dhe pritet të bëhet publik gjatë ditës së sotme. Me këtë vendim, deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes, puna e Kuvendit mbetet e bllokuar. Ky hap pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike të vendit, duke shtyrë përkohësisht funksionimin normal të legjislativit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Çiklizmit e Kosovës, prej sot e deri më…