Gjykata liron të akuzuarit për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa” në vitin 2007

13 mars 2026 | 10:17

Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, Arbresh Dalipi e Mehmet Mehmeti, dhe Afet Dalloshi janë liruar nga akuza për rastin e shpërthimit në lokalin Sekiraqa në shtator të vitit 2007.

Gjykata e Prishtinës tha se nuk është arritur të vërtetohet se të akuzuarit kanë kryer veprat penale, madje nuk është arritur të argumentohet as me prova direkte dhe as rrethanore se këta të akuzuar kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen.

Cak i këtij sulmi, sipas aktakuzës së Prokurorisë, ishte lokali “Sekiraqa”, e motiv ishte hakmarrja për vrasjen e policit Triumf Riza që kishte ndodhur më 30.08.2007.

30.08.2007.

Polici Triumf Riza ishte vrarë më 30.08.2007 sipas Prokurorisë nga Arben Berisha.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit me këtë veprim dëshironin të merrnin hak ndaj Enver Sekiraqës për ish-kolegun e tyre.

Për këtë shpërthim të akuzuar janë Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, Arbresh Dalipi e Mehmet Mehmeti, dhe Afet Dalloshi.

Mbi të akuzuarit rëndojnë tri akuza: vrasje e rëndë, vrasje e rëndë në tentativë, dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Ky rast është duke u trajtuar në Departamentin e Krimeve të Rënda nga trupi gjykues i përbërë nga Alban Ajvazi (kryetar i trupit gjykues) dhe dy anëtarët Naser Foniqi dhe Sulltane Hoti./kallxo.com/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbështetja e inteligjencës ruse për hakmarrjen e Iranit kundër SHBA-së-Izraelit…