Gjykata merr një vendim për Naim Murselin dhe të tjerët

31 maj 2025 | 22:04

Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të mbahet më 4 qershor.

Kusari tha se seanca në rastin e Liridona Ademajt do të mbahet me fillim nga ora 13:20.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, dhe Tom Dodaj.

Në seancën e 31 janarit, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt ishte deklaruar i pafajshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja e ka dyfishuar epërsinë në finale të Champions League…