Gjykata në Pakistan urdhëron lirimin e ish-kryeministrit

19 shtator 2018 | 17:48

Një gjykatë në Pakistan ka pezulluar dënimet me burgim për ish-kryeministrin e këtij vendi, Nawaz Sharif, vajzën e tij dhe dhëndrin.

Gjykata e Lartë në Islamabad urdhëroi të mërkurën lirimin e Sharifit, Maryam Nawazit dhe Mohammad Safdarit.

Vendimi vjen pas ankesave që kanë ngritur.

Ish-kryeministri dhe vajza e tij janë dënuar në korrik me 10 vjet, përkatësisht shtatë, për shkak të blerjes së apartamenteve luksoze në Londër, në vitet 1990.

Safdar është dënuar me një vit.

Sharif ka shërbyer si kryeministër për tre mandate të njëpasnjëshme. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes…