Gjykata Speciale ende s’e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit

27 tetor 2020 | 08:58

Gjykata Speciale ende nuk ka bërë të ditur se a ka konfirmuar apo jo aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit. Zyra e Prokurorit e kishte parë si domosdoshmëri që të njoftonte se ka dorëzuar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Por, ndonëse kanë kaluar 6 muaj nga momenti i dorëzimit Gjykata Speciale, ende nuk e ka bërë të ditur fatin e kësaj aktakuze. Kjo edhe pas afatit prej 6 muaj për konfirmim apo hedhje.

Nga Gjykata Speciale vetëm përmendin faktin se kanë të drejtë që edhe nëse konfirmohet aktakuza, kanë të drejtë të mos e bëjnë publike. “Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”.

Por, të njëjtit nuk komentojnë se si duhet të veprojnë në rast të hedhjes së aktakuzës.

Juristët pretendojnë, se në rast të hedhjes së aktit akuzues, palët duhet të njoftohen menjëherë. “Ekziston afati ligjor prej 6 muajsh, mirëpo Rregullorja e Procedurës e ka një mundësi që ja lejon gjyqtarit të procedurës paraprake të mos e bëj publike konfirmimin e aktakuzës, deri në paraqitjen e parë të të akuzuar para gjyqtarit të procedurës paraprake”.

Sipas Qerkinit, edhe konfirmimi i aktakuzës por edhe hedhja poshtë e saj në këtë rast janë të mundura.

E në rregulloren e Procedurës dhe Provës, nuk sqarohet në detaje se a njoftohen palët në rast të hedhjes së aktakuzës.

Aty vetëm thuhet se pa vonesë të papërligjur, aktakuza i dorëzohet personalisht të akuzuarit.

Rregulla 87, Dorëzimi i Aktakuzës

Pas konfirmimit të aktakuzës, pa vonesë të papërligjur dhe në varësi të paragrafit (2) dhe (4), Administratori i dorëzon personalisht aktakuzën të akuzuarit. Administratori i dorëzon të akuzuarit një kopje të legalizuar të aktakuzës, si edhe një përkthim të aktakuzës në një gjuhë që i akuzuari kupton dhe flet. (2) Në rast se është e nevojshme dhe bazuar në rregullën 202, Administratori mund të kryejë dorëzimin personal të aktakuzës nëpërmjet ndihmës së autoriteteve të Kosovës.

Tutje, në rregullën 88 thuhet se në raste caktuara gjykatësi edhe mund të urdhërojë përkohësisht mos nxjerrjen publike te aktakuzës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli si dhe emra të tjerë që nuk janë bërë publik, janë përgjegjës për 100 vrasje, përndjekje e tortura.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një negocimi të gjatë njëvjeçar Shqipëria ka mundur të…