“Gjykata Speciale është monoetnike”, Bajrami: Kam deponuar prova dhe video mbrojtëse për UÇK-në

15 qershor 2025 | 18:33

Hartuesi i Kushtetutës, Arsim Bajrami deklaroi se ka qenë kundër Gjykatës Speciale, duke thënë se është monoetnike, që sipas tij, merret me gjykimin vetëm të krimeve të supozuara të UÇK-së dhe asnjëherë nuk ka në juridiskon të merret me krimet e gjenocidit të Serbisë.

Ai në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës tha se presioni ka qenë i jashtëzakonshëm për këtë gjykatë, madje shtoi se ka pasur edhe kërcënime që nëse nuk e bën Kuvendi i Kosovës, do ta bëjë Këshilli i Sigurimit.

“Atëherë e kam këshilluar edhe Thaçin dhe të tjerët që më mirë ta bëjë Këshilli i Sigurimit se sa me votat e deputetëve që ne vetë ta pranojmë një gjykatë që ka tendencë ta ndryshojë historinë e Kosovës. Jemi para një akti të kryer”, u shpreh Bajrami.

Tutje, akademiku Bajrami tha se ka ofruar prova mbrojtëse, madje ka dërguar video pasi ka bashkëpunim të ngushtë me ekipin e mbrojtjes.

“Gjatë veprimit, gjatë këtyre viteve e kam përcjellë këtë gjykatë dhe kam ofruar shumë prova mbrojtëse. Kam deponuar prova mbrojtëse, bashkëpunoj me ekipin mbrojtës, kam deponuar edhe personalisht video”, u shpreh Bajrami, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai thotë se lufta e UÇK-së ka qenë një luftë çlirimtare, dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërmarrje kriminale.

Lufta e UÇK ka qenë një luftë çlirimtare, nuk bëhet fjalë për kurrfarë ndërmarrje kriminale sepse nëse e studiojmë UÇK-në atëherë ajo në fakt ka qenë guerilë vullnetare e cila nuk e ka pasur prapa shtetin dhe ka vepruar mbi baza patriotike që ka luftuar për të mbrojtur popullin”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron mbërriti sot në Grenlandë në një…