Gjykata Speciale fton për intervistim Skender Hotin

29 janar 2020 | 18:47

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Skender Hoti, ish-ushtar i UÇK-së nga Malisheva.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se UÇK-ja ka bërë një luftë të pastër dhe të drejt.

“Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkëluftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Hoti, nga Malisheva. Si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi, dhe të gjithë ne jemi krenar me veprën dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Gucati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë sot ka mbajtur diskutim publik me përfaqësuesit…