Gjykata Speciale i dërgon ftesë Rilind Berishës, që në kohën e luftës kishte veç tetë vjet

02 gusht 2019 | 17:31

Rilind Berisha i cili në kohën e luftës në Kosovë kishte veç tetë vjet, ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u paraqitur më 5 gusht në Hagë.

Lajmin e ka bërë me dije vet Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai ka thënë se nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

“Të nderuar miq,
Me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruar Berisha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh udhëheqës i koalicionit PAN,…