Gjykata Speciale mban ligjërata me nxënësit e shkollave të mesme, njëri ua shkruan “Free Hashim Thaçi”

22 janar 2026 | 14:51

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë nisur një seri të ligjërata e komunikimeve. Pas mediave, shoqërisë civile e fakulteteve juridike, tash në subjekt janë nxënësit e shkollave të mesme.

Një të tillë Gjykata Speciale e ka mbajtur së fundmi me nxënësit e shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Kjo dëshmohet nga një fotografi të cilën e ka pranuar gazeta Nacionale, nga një prej nxënësve pjesëmarrës.

Aty, prej nxënësve kërkohet vlerësimi i ligjëratës.

Pyetjet janë të tipit nëse ngjarja ishte e organizuar mirë, nëse kishte mjaftueshëm informata për Gjykatën Speciale, nëse informacionet kanë qenë të kuptueshme dhe pyetje të ngjashme.

Në një prej këtyre vlerësimeve, nxënësit kanë shprehur pakënaqësi lidhur me përgjigjet që kanë marrë ky trajnim.

Në fund, tek komentet njëri prej nxënësve ka kërkuar lirimin e Hashim Thaçit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Inspekcionit në Mitrovicë, Mujë Igrishta, së bashku me…