Gjykata Supreme shpall të paligjshme dhe shfuqizon Rregulloren e AKPPM-së

01 tetor 2025 | 13:30

Me vendim të saj, Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesëpadinë dhe ka shpallur të paligjshme, si dhe ka shfuqizuar Rregulloren (ZKM nr. 04/2025) për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), e nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës më 10 mars 2025.

Në vendim është refuzuar propozimi që Agjencia të obligohet të nxjerrë rregulloren e re sipas ligjit në fuqi, mirëpo Gjykata ka vlerësuar se akti i miratuar është i paligjshëm dhe nuk mund të mbetet në fuqi.

“Rregulloret për organizim të brendshëm janë akte të rëndësishme, pasi rregullojnë çështje substanciale për institucionin dhe prekin interesa të ligjshme të zyrtarëve. Është detyrë e institucioneve që këto akte t’i hartojnë dhe miratojnë në pajtim me ligjin, procedurat dhe parimet e shtetit të së drejtës, përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës të konsultimeve. Çdo veprim ndryshe i bën këto akte të paligjshme”, theksohet në reagim.

Ky vendim i Gjykatës Supreme konfirmon rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore dhe mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka…