Gjykata toleron Monika Kryemadhin: S’ka seanca të martën dhe të mërkurën, ‘e lodhur’ nga ‘Prime’ në Big Brother

13 janar 2026 | 15:14

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Monika Kryemadhit, që seancat në ngarkim të saj të mos mbahen ditën e martë dhe të mërkurë, për shkak të angazhimit të saj si opinioniste në “Big Brother”.

Kryemadhi ka thënë gjatë ditës së djeshme, se gjyqtarja ishte treguar “xhentile” dhe e kishte pranuar kërkesën e saj.

Angazhimi i Monika Kryemadhit si opinioiste e “Big Brother VIP Albania” 5 ka sjellë dhe spostimin e çështjeve gjyqësore në GjKKO.

Kryemadhi ka kërkuar nga gjyqtarja Irena Gjoka moszhvillimin e seancave gjyqësore ditë të martë për shkak të prime-t e as të mërkurave pasi e emisioni zgjat deri vonë, kërkesë të cilën gjyqtarja e ka pranuar.

Të gjitha seancat gjyqësore për dosjen Meta-Kryemadhi do të zhvillohen ditë të enjte, ndërsa e radhës është caktuar më datë 22 janar.

“Seanca tjetër u la në datën 22. Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes së shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë çdo të premte”, ka thënë Monika Kryemadhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj mjekut nga…