Gjykata urdhëron sërish paraburgim – 30 ditë masë për 9 të dyshuarit për manipulim votash në Prizren

06 shkurt 2026 | 21:21

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur sërish masën e paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për manipulim të procesit zgjedhor.

Sipas burimeve të besueshme, gjykata ka urdhëruar 30 ditë paraburgim për të gjithë të dyshuarit, duke vlerësuar se vazhdojnë të ekzistojnë rrethanat ligjore për caktimin e kësaj mase sigurie.

Vendimi vjen pavarësisht faktit se Apeli më herët kishte konstatuar mangësi në arsyetimin e paraburgimit dhe kishte kthyer çështjen për rishqyrtim.

Personat ndaj të cilëve është caktuar masa:

Alkete Vorfi – AAK

Ardijan Lipoveci – VV

Durim Shala – PDK

Fatih Llallo – PDK

Qendrim Krasniqi – VV

Sabrije Bytyqi – PDK

Muhamed Jakupi – LDK

Jetmir Hajdari – LDK

Granit Paçarrizi

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”, ndërsa mbrojtja pritet që sërish të ushtrojë mjete juridike kundër këtij vendimi. Procedura penale vazhdon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Nazar Daletskyit ishte e sigurt se ai kishte…