Gjykatat, shkelësit kryesor të të drejtave të njeriut

25 dhjetor 2019 | 17:12

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se shkelësi më i madhi të drejtave të njeriut janë gjykatat.

Ai ka thënë se pjesa më e madhe e qytetarëve i drejtohen sistemit gjyqësor për të kërkuar drejtësi, sepse është mekanizmi i fundit dhe final, ai që nxjerr një verdikt lidhur me një të drejtë të caktuar.

Aktualisht në Kosovë, numri i lëndëve në procedim thuhet që është rreth 200 mijë, derisa kohëzgjatja e lëndëve gjyqësore, kalon afatin minimal 5 vjeçar, e që është kundër çdo standardi dhe që vet gjykatat, siç ka thënë Jashari, e kanë konfirmuar këtë problem.

Në këtë link mund ta lexoni intervistën e plotë: https://www.evropaelire.org/a/30344211.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas pak minutash pritet…