Gjykatësi vret veten para arrestimit, incizonte djemtë në banjë teksa…

12 shtator 2021 | 08:43

Një gjykatës amerikan i dha fund jetës, pak para arrestimit të tij nën akuzën se kishte vendosur një kamer të fshehtë në banjon e tij. Jonathan Newell, 50 vjeç, ishte i pezulluar nga korriku nga posti i gjykatësit të qarkut në distriktin Caroline, në Maryland, për shkak të dyshimeve kundër tij se filmonte djemë që zhvisheshin dhe laheshin në banjo. Sapo agjentët e FBI shkuan në shtëpinë e tij dhe i bënë thirrje që të dilte prej aty, ai qëlloi vetëm me armë. Ndonëse iu dha ndihma mjekësore, gjyqtari nuk mundi të mbijetonte. Ankesa e parë ndaj tij ishte regjistruar në korrik, kur një i mitur i raportoi prindërve të tij se kishte parë në banjo një kamer të ndezur.

Pas kontrolleve u verifikua se në shtëpinë dhe zyrën e zotit Neëell, u gjetën pajisje të shumta dixhitale, përfshirë një hard disk që policia pretendonte se përmbante video të shumta të të rinjve që bënin dush, që datojnë në shtator 2014, shkruan “Independent”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18 mijë e 548 është numri i personave që po…