Gjykimi i UÇK-së

20 prill 2023 | 13:41

Pjesë të shkëputura nga libri i 10-të në dorëshkrim “Liria e Kosovës para gjyqit të Hagës” i autorit Riza Greiçevci

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: THAÇI NJË BASHKËPUNËTOR I NATO-S PARA GJYKATËS NË HAGË

Intervistë me Pierre-Richard Prosper dhe Gregory Kehoe, dy avokatët e Hshim Thaçit.

Avokati Prosper shtoi se UÇK-ja nuk kishte strukturë komanduese. Nuk kishte asnjë zinxhir komandues funksional. UÇK-ja ishte një grup individësh që punonin në nivelin bazë (si ne fshatra) për të hequr regjimin shtypës serb”. “Ishte qëndrimi i qeverisë amerikane në vitin 1999 se nuk kishte strukturë komanduese funksionale brenda UÇK-së. Ky ishte edhe qëndrimi i NATO-s.

“Thaçi në atë kohë ishte efektivisht një student kolegji që kishte jetuar jashtë vendit në Zvicër dhe ishte kthyer në Kosovë”, tha ai Mbrojtja do të mbështetet në dokumentet e brendshme amerikane si ky i vitit 1999: Një letër nga Departamenti Amerikan i Shtetit drejtuar senatorit republikan Mitch McConnell, duke argumentuar kundër armatosjes së shqiptarëve në Kosovë, pasi “nuk kishte komandë dhe kontroll efektiv në UÇK”.

“Unë nuk do t’i kushtoja rëndësi komunikatave (të UÇK-së). Ato komunikata ishin kudo dhe askush nuk e di saktësisht se nga erdhën, kush ishin autorët. Pra, ekziston një pyetje e vërtetë për sa i përket autenticitetit të disa prej këtyre komunikatave”,  ka shtuar Prosper.

May be an image of 4 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë miratoi sot vendimin për rritjen historike të…