Gjykimi ndaj Pjetër Shalës drejt fundit: Fjalët përfundimtare në prill

21 shkurt 2024 | 17:13

Gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, duket se po shkon drejt fundit.

Gjykata Speciale ka njoftuar se fjalët përfundimtare do të thuhen në prill.

Njoftimi i Gjykatës:

Më 9 shkurt, Trupi Gjykues I mbylli procedurën e paraqitjes së provave në çështjen Pjetër Shala, urdhëroi palët që të parashtrojnë dosjet gjyqësore përfundimtare, së bashku me deklaratën lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse deri më 25 mars dhe caktoi datat për deklaratat përmbyllëse të mbahen prej 15 deri më 19 prill 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur…