Gjykimi për ish-krerët e UÇK-së, babai i Granit Xhakës në protestë: Po tentohet të dënohet historia

03 prill 2023 | 13:45

Gjykata Speciale në Hagë ka nisur gjyqin ndaj ish-krerët e UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) dhe jashtë saj është një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por ka edhe nga ata të cilët janë nisur enkas nga Kosova të protestojnë për drejtësi përpara gjykatës.

Një nga të protestuesit është edhe Ragib Xhaka, babai i futbollistëve Granit dhe Taulant Xhaka. Ragib Xhaka ka qenë i burgosur politik gjatë pushtimit serb dhe pak më parë ka mbajtur një fjalim përpara të gjithë protestuesve duke theksuar se po synohet të dënohet historia.

“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezerit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët  e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet ë dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.

Granit Xhaka, lojtari i Arsenalit, njihet shumë si një atdhetar i madh dhe këtë gjë e ka shfaqur disa herë në fushën e blertë me simbolet e ndryshme atdhetare, por edhe me shqiponjën dykrenore të cilën e bënë me duar gjatë ndonjë goli të shënuar prej tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një nga banorët e rikthyer mund të shkojë në…