Gjyqi i parë për krime lufte në Ukrainë/ Ushtari rus pranon fajësinë

18 maj 2022 | 18:57

Një ushtar rus në gjyq për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur.

Vadim Shishimarin akuzohet se vrau me armë zjarri një civil 62-vjeçar të paarmatosur në fshatin verilindor të Ukrainës, Chupakhivka, më 28 shkurt.

Prokurorët e shtetit ukrainas thanë se Shishimarin dhe katër ushtarakë të tjerë rusë qëlluan dhe vodhën një makinë për të shpëtuar pasi kolona e tyre u vu në shënjestër nga forcat ukrainase.

Ata thanë se Shishimarin u urdhërua nga një tjetër ushtar të vriste civilin për ta penguar atë të raportonte për praninë e rusëve dhe qëlloi përmes dritares së hapur të makinës me një pushkë në kokën e civilit, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në vend.

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për mizori dhe brutalitet kundër civilëve gjatë pushtimit dhe tha se ka identifikuar më shumë se 10,000 krime të mundshme lufte. Rusia ka mohuar se ka shënjestruar civilët ose përfshirjen në krime lufte dhe ka akuzuar Kievin se i ka vënë ata në skenë për të njollosur forcat e saj.

Moska ka mohuar se trupat e saj kanë shënjestruar civilët. Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) thotë se janë 3752 civilë të vrarë në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka qëndruar për një vizitë…