Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së / Specialja njofton datat kur do të jepen deklaratat përmbyllëse

15 janar 2026 | 19:11

Nga 9 deri me 13 shkurt dhe nga 16 deri me 18 shkurt janë datat kur në Gjykatën Speciale do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Këto seanca, gjatë këtyre ditëve pritet që të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30.

Specialja në komunikatën për media, ka njoftuar edhe se në rendin e ditës parashikohet të jenë deklaratat përmbyllëse të prokurorisë.

Ndërsa pas kësaj, do të jenë deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit, asaj të Veselit, të Selimit e Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm i…