Gjyqtarë nga Franca ndajnë drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Kosovë
13 nëntor 2025
| 12:43
Të shtunën prej orës 20:45 në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë, do të luhet ndeshja Slloveni – Kosovë, e cila i takon Grupit B kualifikues për Botërorin 2026.
Për këtë përballje të rëndësishme dhe po ashtu vendimtare, UEFA tashmë ka caktuar zyrtarët e ndeshjes, të cilët do ta ndajnë drejtësinë, ku në mesin e tyre do të jetë edhe një femër. Bëhet fjalë për arbitra nga Franca, ku në krye të tyre do të jetë Clement Turpin, si gjyqtarë kryesor i takimit.
Ndihmës të Turpinit, të cilët do t’i asistojnë janë Nicolas Danos e Benjamin Pages, ndërsa Stephanie Frappart do të jetë gjyqtare e katërt.
Në dhomën e VAR-it, Jerome Brisard do të jetë kryesori, kurse do të asistohet nga Jeremie Pignard, i cili do të jetë në AVAR.



