Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita
24 shkurt 2026
| 13:26
UEFA ka caktuar zyrtarët e ndeshjes Celje – Drita, e cila luhet të enjten në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.
Kjo është ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave, pasi duelin e parë të luajtur javën e shkuar në Prishtinë, e fitoi Celje me rezultatin e ngushtë 3:2.
Për duelin që do të zhvillohet në Slloveni, janë caktuar gjyqtarë nga Polonia, ku kryesori do të jetë Damian Sylwestrzak (Syllvestzhak).
Ai do të asistohet nga Paëel Sokolnicki (Sokolniki) e Adam Karasewicz (Karaseviq), ndërsa gjyqtarë i katërt do të jetë Lukasz Kuzma.
Në VAR, do të jetë Piotr Lasyk kurse në AVAR është caktuar Pawel Malec.
Ndeshja Celje – Drita, do të luhet të enjten me fillim nga ora 18:45.



