
Gjyqtarët Alajdin Tërshnjaku dhe Sabit Sadikaj kandidatë për pozitën e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka bërë publike listën e kandidatëve për pozitën e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, e të cilës garë i kanë hyrë gjyqtarët Alajdin Tërshnjaku dhe Sabit Sadikaj.
Intervistat për këtë pozitë pritet të zhvillohen më 14 korrik në objektin e KGJK-së. Këshilli tashmë ka dërguar ftesë për monitorim të këtij procesi, duke theksuar se procesin e mbështetë në parimet e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe objektivitetit, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Komisioni i cili do të zhvillojë procedurën e intervistimit dhe rekrutimit ka këtë përbërje:
1.Mahir Tutuli, kryetar i Gjykatës Komerciale/kryetar i panelit;
2.Teuta Ibrahimi, anëtare e KGJK-së/anëtare e panelit;
3.Drita Rexhaj, anëtare e KGJK-së/anëtare e panelit;
4.Besnik Bislimaj, anëtar i KGJK-së/anëtar i panelit;
5.Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme/anëtar i panelit;
6.Ahmet Imami, anëtar i KGJK-së/anëtar rezervë i panelit;
7.Dren Rogova, giyqtar ne Gjykatën Komerciale/anëtar rezervë i panelit.
Ndryshe, në mbledhjen e 347-të të mbajtur më 28 maj 2025 u vendos që të shpallet konkurs i brendshëm për dy pozita për gjyqtarë në këtë Gjykatë.