Gjyqtarët e Departamentit Special do të kompensohen me nga 170 euro shtesë për rrezikshmëri në punë

26 dhjetor 2025 | 13:54

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka marrë vendim që gjyqtarët e Departamentit Special, të dy niveleve të kompensohen me nga 170 euro në muaj, për rrezikshmëri dhe ndjeshmëri në punë.

Ky vendim është marrë ë mbledhjen e 357-të të premten, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mbledhjen e 357-të, duke u bazuar në propozimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka caktuar Diora Bajramin, nënkryetare të kësaj gjykate.

Mandati i nënkryetares, përkon me atë të kryetares së gjykatës dhe fillon më 26 dhjetor 2025.

Diora Bajrami është gjykatëse në Departamentin e Përgjithshëm– Divizioni Penal, në Gjykatën Themelore në Prizren.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tatimi në pronë në Kosovë pritet të shënojë rritje mbi…