Gjyqtarët nga Irlanda ndajnë drejtësinë në duelin Drita – Omonia

22 tetor 2025 | 13:21

EFA ka caktuar që gjyqtarët nga Irlanda ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Drita – Omonia, që luhet të enjten në Prishtinë në kuadër të Ligës së Konferencës.

Rob Harvey do të jetë gjyqtarë kryesor i këtij takimi, ku do të ndihmohet nga asistentët Robert Clarke e Wayne McDonnell derisa arbitër i katërt është Paul Mclaughlin.

Në dhomën e VAR-it, janë gjyqtarë nga Skocia, me Kevin Clancyn kryesor dhe Ryan Lee si asistent të tij.

Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë të fazës së ligës, ndërsa nis në orën 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Në xhiron e parë, Drita ka barazuar në udhëtim ndaj Kups nga Finlanda kurse Omonia ka pësuar në shtëpi nga skuadra e Manizit (1:0).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i krahut, Milot Rashica do të kthehet në formacionin…