Gjyqtarët shqiptarë do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet Ligës së Evropës

18 gusht 2025 | 15:35

UEFA ia ka besuar dy ndeshje gjyqtarëve shqiptarë për të ndarë drejtësinë. Lajmin për këtë e dha Federata Shqiptare e Futbollit. FShF-ja bën të ditur se bëhet fjalë për dy ndeshje të fazës së “play-off”-it të Ligës së Evropës, Bashakshehir – Union Craiova.

Aty gjyqtar kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, i ndihmuar edhe nga referët e tjerë si: Arbër Zalla, Rejdi Avdo; Olsid Ferataj; Kreshnik Bajramaj (VAR), Olsion Yzeiraj (AVAR). Gjyqtarët nga Shqipëria do të ndajnë drejtësi edhe në ndeshjen tjetër, Sparta Praha dhe Riga. Në këtë takim, gjyqtar kryesor është Enea Jorgji, i cili do të ndihmohet edhe nga Denis Rexha, Ridiger Çokaj; Florian Lata; Albert Doda (AVAR).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë në lidhje me…