Gjyqtari gjerman tregon si e kuptonte hilen e Neymar kur simulonte

25 korrik 2025 | 11:28

Futbolli është i mbushur me protagonistë, shpeshherë edhe gjyqtari bëhen figura qendrore.

Ndër gjyqtarët e futbollit më të njohur në Evropë është padyshim Felix Brych, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën ndërkombëtare.

Me një karrierë mbi 20-vjeçare, gjermani ka arbitruar shumë ndeshje të rëndësishme, përfshirë finalen e Ligës së Kampionëve 2017 mes Juventusit dhe Real Madridit.

Në një intervistë të fundit për revistën “Focus”, Brych ka zbuluar disa detaje të panjohura rreth karrierës së tij, sidomos për mënyrën se si e përballonte arbitrimin e lojtarëve si Neymar. Ish-arbitri tregoi se e kishte të lehtë ta kuptonte kur braziliani simulonte: “Sa më shumë që përdridhej nga dhimbja, aq më shumë e lija lojën të vazhdonte”.

Sipas tij, ata që vuajnë vërtet nga dhimbja, rrëzohen menjëherë dhe qëndrojnë të shtrirë, ndërsa ata që simulojnë sillen dhe rrotullohen pa u ndalur.

Më tej, Brych foli edhe për përparësitë që solli teknologjia dhe sistemi VAR, të cilat e bënë punën e gjyqtarëve më të saktë dhe e vështirësuan për lojtarët, që përpiqeshin të mashtronin.

Brych, i cili u tërhoq nga arbitrimi në fund të sezonit të kaluar, tregoi se largimi nga ky aktivitet ishte si një “çlirim”, pas shumë vitesh me sakrifica: “Kam pasur një karrierë fantastike, por tani është koha të ndalem dhe ta shijoj futbollin nga një kënd tjetër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë…