Gjyqtari refuzon lirimin e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në paraburgim

13 gusht 2025 | 11:37

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme (GjKKO), Erjon Çela, ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për ish-presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, duke e lënë atë në “arrest në burg”.

Meta kishte kërkuar lirimin nga qelia, duke argumentuar se hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim, prandaj nuk ekziston më rreziku për prishje provash. Megjithatë, kërkesa e tij është rrëzuar.

Ish-presidenti i Shqipërisë është arrestuar më 21 tetor 2024 dhe po përballet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Akuzat lidhen me lobimin e LSI-së në ShBA dhe çështjen CEZ-DIA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Newcastle United ka siguruar zyrtarisht nënshkrimin e mbrojtësit gjerman Malick…