
Gjyqtari Stensland u rizgjodh kryetar i Dhomës së Specializuar i Gjykatës Kushtetuese të Speciales
29 prill 2022
| 10:46
Gjykatësi Vidar Stensland është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi të publikuar në faqen e gjykatës.
“Në një vendim të lëshuar më 25 prill 2022, gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) vendosën të zgjedhin gjykatësin Vidar Stensland si gjykatës kryesues të DHSGJK-së, në përputhje me Rregulloren e Punës së DHSGJK-së, për një mandat njëvjeçar i cili fillon më 1 qershor 2022”, thuhet në këtë njoftim.