Gjyshi raporton në polici zhdukjen e nipit të mitur në Arllat

24 korrik 2025 | 08:43

Një i mitur është raportuar i zhdukur në fshatin Arllat të Drenasit.

Rastin e zhdukjes të ndodhur më 18 korrik, e ka raportuar në polici gjyshi i tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nipi i tij (djali i djalit), i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë për vend ndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga forcat e rendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur mbi arrestimin e…