Glauk Konjufca ngushëllon Kadri Veselin për humbjen e babait

07 korrik 2021 | 10:42

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka ngushëlluar familjen e Kadri Veselit për humbjen e babait të tyre, Fazli Veseli.

“Në emër të Kuvendit të Kosovë po i shpreh ngushëllime familjes Veseli, të babait të tyre dhe të kryetarit të Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli”, ka thënë Konjufca.

Ngushëllime në Kuvend për humbjen e babait të Kadri Veselit, ka shprehur edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Para fillimit të kësaj seance po ju informojë se para disa orësh ka ndërruar jetë Fazli Veseli. Ai dhe familja e tij ishin të përndjekur nga regjimi i Millosheviqit. Ai ishte edhe babai i Kadri veselit. Ai fatkeqësisht nuk e pat afër as djalin e tij me të vogël”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"L&B Capital" Sh.p.k me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme…