Gliha: Do të japë më të mirën kundër Zvicrës

08 shtator 2023 | 18:58

Përzgjedhësi i Përfaqësues së Kosovës, Primozh Gliha në konferencën zyrtare në prag të ndeshjes kundër Zvicrës, e cila zhvillohet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka thënë se të Kosova janë shprehur të vetëdijshëm për kualitetin e lartë që ka ekipi zviceran, por kanë premtuar se ekipi dardan do të japë maksimumin.

“Nëse dëshiron të kesh sukses, gjithmonë duhet të jesh në gjendje të punosh nën presion dhe ta përballosh atë. Nëse doni alibi, atëherë mund të thuash se kishte presion. Në futboll duhet të kemi mendime pozitive dhe të marrim maksimumin në secilën ndeshje”, ka thënë Gliha. Ai tutje ka thënë se gjatë këtyre pesë ditëve të grumbullimit kanë punuar mirë dhe janë munduar të gjejnë zgjidhjet e duhura për ta përballuar kundërshtarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Canaj Nëse shohim fillimin e përkeqësimit të situatës…