Gllogjani i lirisë i jep përkrahje Ramosajt për kryetar, i pranishëm edhe Daut Haradinaj

01 tetor 2025 | 20:31

Bashkim Ramosaj, kandidat për kryetar komunë në Deçan, së bashku me deputetin Daut Haradinaj, deputeten Time Kadrijaj, kanë mbajtur takim me banorët e Gllogjanit.

Ramosaj ka thënë se ishte i nderuar dhe shumë mirënjohës për entuziazmin dhe mbështetjen që ka marrë sonte nga ky takim.

“Sonte, bashkë me gjeneralin Daut Haradinaj, qëndruam në vendlindjen e tij, në Gllogjanin heroik! Të nderuar e mirënjohës për entuziazmin dhe mbështetjen tuaj të madhe. Vendi ku u frymëzuan me ideal e shpirt liridashës breza të tërë, vazhdon edhe sot të jetë burim frymëzimi, motivimi e vendosmërie në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të punëve të mira për vendin. Faleminderit për përkrahjen që po i jepni rrugëtimit tim si kryetar dhe kandidatit për Kuvend Komunal, Mustafë Selmanaj. Siç kemi qenë, do të jemi bashkë gjithmonë!”, ka shkruar në “Facebook” Ramosaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth konstituimit të…