Gnabry ende nuk e ka vendosur të ardhmen

14 tetor 2025 | 16:22

Edhe pse kontrata e tij me Bayern Munich është e vlefshme deri më 30 qershor 2026, e ardhmja e Serge Gnabry mbetet një nga temat më të diskutuara në kampin bavarez.

Sulmuesi 30-vjeçar po zhvillon një sezon mbresëlënës, duke rikthyer besimin e klubit dhe tifozëve pas një periudhe të vështirë.

Skuadra e Vincent Kompanypo kalon një moment të shkëlqyer, si në Bundesligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, dhe një pjesë e madhe e suksesit vjen edhe nga forma e mirë e shumicës së lojtarëve përfshirë edhe Gnabryn.

Pas një vere në të cilën Bayern i hapi dyert për një largim të mundshëm, gjermani është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të sezonit.

Deri tani, Gnabry ka regjistruar 15 paraqitje zyrtare, duke shënuar tre gola dhe dhënë pesë asiste, ndërsa roli i tij pas Harry Kane është bërë kyç në sistemin ofensiv të kampionëve të Gjermanisë.

Megjithatë, edhe pse Bayern Munich nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rinovimi, bisedimet nuk kanë avancuar ende. Vetë lojtari ka deklaruar së fundmi: “Nuk jam aspak i shqetësuar për momentin”, duke lënë të hapur çdo skenar për të ardhmen.

Nëse zgjatja e kontratës nuk ndodh brenda muajve të ardhshëm, Serge Gnabry mund të shndërrohet në një mundësi interesante në tregun e transferimeve, pasi në verën e ardhshme do të hyjë në vitin e parafundit të kontratës së tij me bavarezët. Për momentin, Bayern gëzon nga forma e tij, por e ardhmja e sulmuesit mbetet ende për t’u përcaktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se…