Godet këngëtarja shqiptare në diasporë (Video)

20 prill 2020 | 22:01

Është shumë e re në moshë, por me këngën e saj më të re që sapo ka publikuar në Austri, këngëtarja shqiptare Elevan, po jep një mesazh të fuqishëm për gratë që ta hapin vet rrugën e tyre drejt suksesit.

Me këngën e saj “Merci”, Elevan menjëherë bëri ‘boom’ në skenën e repit evropian. E mbi të gjitha kjo këngë, pasqyron edhe jutën dhe rrugëtimin e saj drejtë sukseseve.

Prandaj këngëtarja Elza Maxhuni, me emrin e saj artistik Elevan, përmes kësaj vepre artistike,  dëshiron të bëhet udhërrëfyese dhe të jap mesazh tek femrat në përgjithësi, se ato duhet t’i ndjekin ëndrrat e tyre dhe do t’ia dalin dhe të krijojnë karrierë duke u bazuar në forcat e tyre.

Talenti i saj në rep u zbulua nga kompania muzikore “Sony Austria”, por ajo nuk e ka ndërmend të ndalet, duke paralajmëruar befasi edhe me këngë tjera, shkruan “veriu.info”.

Se si e interpreton, ndiqni këngën dhe klipin e saj:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Operatorët e Sistemeve të Transmisionit të Evropës (që operojnë brenda…