Godet me sëpatë në kokë djalin e axhës

25 gusht 2018 | 13:31

Një konflikt për probleme pronësie në Mallakaster të Shqipërisë ka përfunduar me përleshje e përdorje të armëve të ftohta mes familjarëve.

Një 22 vjeçar ka goditur djalin e axhës me sëpatë në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin saktësisht në fshatin Çorrush, njofton policia.

Raste të tilla dhe krimi në mes familjarëve vazhdojnë të ndodhin në Shqipëri.

Kujtojmë krimin makabër që ndodhi nga Ritvan Zykaj në Vlorë, kur vrau tetë antërë të fisit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra refugjatë myslimanë rohingya kanë organizuar një protestë për të…