Goditën murin derisa skijonin, lëndohen dy të rinj në Bogë të Rugovës

24 dhjetor 2021 | 23:40

Dy të rinj janë lënduar pasi kanë goditur murin e një lokali në Bogë të Rugovës derisa po skijonin.

Klankosova.tv ka siguruar edhe videon ku shihet momenti kur dy të rinjtë kanë devijuar nga pista e skijimit dhe me atë shpejtësi kanë goditur murin e lokalit.

Rasti është konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë rreth moshës 17-18 vjeçare.

“Reth orës 16:38 minuta mjeku kujdestar i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare ka njoftuar policinë se është nisur për në fshatin Bogë, pasi janë njoftuar se dy persona janë lënduar në pistën e skijimit, pasi kanë goditur murin e një lokali”.

Ai ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, por kanë lëndime të rënda trupore.

“Të lënduarit janë sjellë në emergjencë rreth orës 19:20, por janë nisur më pas për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Sipas tij, nuk raportohet për të lënduar të tjerë nga rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Big Mama la sonte shtëpinë e Big Brother pas debatit…