
Goditet nga rrufeja, vdes 65-vjeçari në Ersekë
04 qershor 2025
| 22:14
Një person ka vdekur, si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Ngjarja është shënuar në fshatin Qinam të Ersekës, pasditen e sotme (4 qershor).
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi me iniciale A.A., 65 vjeç.
“Ersekë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, njofton policia.