
Goditet nga vetura një fëmijë pesëvjeçar në Vushtrri
08 korrik 2022
| 09:22
Një fëmijë i moshës pesëvjeçare është goditur nga një veturë në Vushtrri.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Vushtrri 07.07.2022 – 11:32. Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.