Goditet nga vetura, vdes këmbësori në Kijevë të Malishevës

20 shkurt 2022 | 09:08

Një këmbësor ka vdekur dje në Kijevë të Malishevës pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra për shkak se u godit nga një veturë.

Në raportin e policisë thuhet se është arrestuar shoferi i veturës, si dhe theksohet se për shkak të shpejtësisë ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Agron Gjekmarkaj Bardhyl Londo iku lart në qiell tek…