
Goditja e ShBA-së ndaj Kosovës për shkak të Kurtit, Hoti: Shumë keq, para 5 vitesh ishim në Shtëpi të Bardhë
12 shtator 2025
| 14:46
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur lajm shumë të keq suspendimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën, vendim i bërë publik para pak minutash nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.
Hoti ka kujtuar se Kosova para pesë vitesh ishte në Shtëpinë e Bardhë derisa tashmë përballet me një goditje të tillë nga ShBA.
Ish-kryeministri ka shkruar në “Facebook” se Kosova nuk e meriton këtë lidership.
“Shumë keq. Para pesë vitesh ishim në Shtëpinë e Bardhë. Sot suspendohet dialogu edhe për partneritet strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së. Kosova nuk e meriton këtë lidership. Krerët e Kosovës të zënë me debate e fyerje ndaj gazetarëve, bizneseve e partive politike që nuk po i ndjekin në theqafjen e shtetit”, ka shkruar Hoti.